Virusi SarsCov2 vijon të tregojë se është i rrezikshëm për të gjitha grupmoshat. Kësaj radhe viktimë e Covid-19 është bërë një 22 vjeçare nga Kolonja. Ajo studionte në Tiranë për financë dhe prej më tepër se një muaj ishte e shtruar në spitalin Infektiv në kryeqytet.
22-vjeçarja ishte e intubuar dhe nuk arriti t’i mbijetojë betejës me virusin. Mësohet se e reja kishte sëmundje bashkëshoqëruese në kocka.