Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga spitali COVID-2 ku stafi shëndetësor tregon për eksperiencat dhe përjetimet teksa luftonin ndaj koronavirusit.
Përveç ankthit dhe frikës, disa prej anëtarëve të stafit kanë 1 muaj e gjysëm që nuk shohin familjarët e tyre për t’i mbrojtur ata ndërkohë që luftojnë ndaj COVID-19.
”Kemi pritur urgjenca të ardhura të konfirmuara dhe të pakonfirmuara. Gjithsesi ne kemi punuar dhe pa menduar se mund të infektohesha. ”- kryeinfermierja Adelina Dragoti.
”Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen. ”- kryeinfermierja Lediana Hida.
”Ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situatë.”- infermieri i Urgjencës, Sofokli Hoxha.
”Momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballeshim me këtë.”- shef i imazherisë, Dr. Pëllumb Hysko.
”Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysëm. ”- u shpreh penumologia Irma Tashi.