Intervista e Meghan Markle: Kate Middleton më bëri të qaj, më bleu lule për të kërkuar ndjesë

0

Meghan Markle ka thënë në intervistën e saj me gazetaren e njohur amerikane Oprah Winfrey se Dukesha e Cambridge e kishte bërë të qante me komentet e saj, para se Meghan të martohej me Princin Harry.

Por dukesha e Sussex insiston se tashmë e ka falur Kate Middleton e cila më vonë i kishte blerë lule për të kërkuar ndjesë për incidentin.

Sherri i famshëm me gruan e princit William bëri xhiron e botës, kur dy dukeshat debatuan për fustanet që do të visheshin nga ‘vajzat e luleve’, shoqeruese te nuses.

Lajmet për përplasjen dolën fillimisht në nëntor 2018, kur burimet thonin se Meghan ishte e pakënaqur me fustanet.

Të dhënat janë shpesh kontradiktore për mënyrën sesi sherri nisi për veshjet e shoqërueseve të nuses, apo ishte thjesht për fustanin që nuk i rrinte mirë princeshës Charlotte.

Një burim tha asokohe: “Kate sapo kishte lindur fëmijën e saj të tretë, Princin Louis, dhe ishte në gjendje emocionale”.

Në intervistë Oprah pyeti Meghan: “A ka pasur ndonjë situatë ku ajo (Kate) mund të qante?”

Dukesha e Sussex u përgjigj: “Jo, jo. e kundërta ndodhi. Nuk po e them kë të për të hedhur poshtë dikë, por java e martesës ishte e vështirë. Ajo ishte e mërzitur për diçka dhe më vonë më kërkoi falje. Më bleu lule me një shënim që kishte shkruar, duke kërkuar falje.”

Meghan shton: “Disa ditë para martesës ajo ishte vërtet e mërzitur për çështjen e fustaneve të shoqërueseve të nuses, dhe kjo më bëri të qaj, u lëndova shumë. Por nuk është se pati një konfrontim. Nuk është e drejtë të hyj në detajet e kësaj pasi ajo më kërkoii falje”.

Meghan tregoi gjithashtu se ajo dhe Harry ishin martuar nga kryepeshkopi i  Canterbury tre ditë para ceremonisë formale

Ndërsa Harry zbuloi se i ati Princ Charles nuk i merrte më telefonatat e tij, në ditët para njoftimit se ai dhe Meghan po largoheshin nga familja mbretërore.

Artikulli i mëparshëmParalajmërimi i ekspertëve: Jeta në tokë do zhduket nga mungesa e oksigjenit!
Artikulli i radhësGruaja kërkon ndihmë për burrin që u zhduk kur doli për ‘të shkuar në farmaci’, dhe nuk u kthye më