Skuadra e Portos bëri të pabesueshmen duke eliminuar Juventusin e Cristiano Roanldos, shkruan SYRI.net.
Menjëherë pas ndeshjes trajnerit të Portos i ndodhi diçka e turpshme. Sergio Conceicao, u paraqit në konferencë shtypi ku normalisht siç ndodh në periudhën Covid-19, gazetarët mund të shtronin pyetjet e tyre nëpërmjet aplikacionit “Zoom”.
Por, asnjë pyetje nuk mbërriti dhe vetëm brenda 1 minute, trajneri u detyrua të çohej sapo ishte ulur në karrige. Praktikisht, gazetarët ishin zhdukur.
Trajneri pyet i habitur organizatorët: As gazetar portugez nuk ka?! Menjëherë pas kësaj ai u çua për të braktisur konferencën.