Bakri pritet të kapë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 12 muajt e ardhshëm

0

Çmimi i bakrit pritet të rritet në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 12 muajt e ardhshëm, për shkak të kërkesës së fortë nga Kina dhe viteve të investimeve të ulëta në ofertën botërore nga minierat, sipas grupit tregtar të metaleve në Kinë, Maike.

Çmimi referencë për bakrin, që përdoret gjerësisht në energji dhe ndërtim, shënoi nivelin më të lartë në 9 vite e gjysmë prej 9,617 dollarë për ton në bursën e Londrës më 25 Shkurt.

Ky ishte fare pranë nivelit më të lartë të të gjitha kohërave prej 10,190 dollarë, që u arrit në vitin 2011.  Nxitja erdhi kryesisht nga optimizmi mbi stimujt e lidhur me koronavirusin. Metali është lehtësuar që prej Shkurtit në rreth 8,900, por grupi kinez Maike, deklaroi se konsumatori kryesor Kina, do të nxisë çmimet.

Vendi po ndërton energji të rinovueshme që varet nga metali dhe infrastrukturë të makinave elektrike, çka do të bëjë që bakri dhe metale të tjera bazë të pësojë defiçit serioz në ofertë në të ardhmen.

Artikulli i mëparshëmGazetarja rrëzon propagandën: Italia nuk njeh patentat shqiptare
Artikulli i radhësWizz Air sjell avionin e katërt në Shqipëri: Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Stockholm dhe Malmös