Nga këngëtare, Fjolla Morina është kthyer në një prej personave të shpallur në kërkim nga policia.
Kjo, për faktin se ajo u ndalua në Morina për trafik armësh.
Pas arrestimit, Morina mashtroi duke thënë se është shtatzënë, madje tregoi dhe një vërtetim të falsifikuar, dhe gjykata e la në arrest shtëpie në Kukës.
Por disa javë më pas, ajo u arratis.
Tashmë në Gjykatën e Kukësit ka nisur gjyqi në mungesë dhe pritet të merret vendimi.
Megjithatë, Fjolla duket se nuk e prish shumë terezinë.
Së fundmi, si për të sfiduar policinë, ajo ka postuar disa fito nga arratia me të fejuarin e saj Fisnik Sylën, ndërkohë që vendodhjen nuk e tregon.