Ish-futbollisti i Milan, Andriy Shevchenko, tani trajner i Ukrainës, ka dhënë një intervistë për “ La Gazzetta dello Sport” ku foli për ndeshjen e ditës së sotme midis Milanit dhe Napolit.
Sheva vlerësoi me notë maksimale drejtorin e kuqezinjëve, Paolo Maldinin dhe trajenrin e të kaltërve Gennaro Gattuson.
“Me kë bëj tifo? Shikoni, Milani është Milan, por jam simpatizant i asaj çfarë Rino (Gattuso) është duke bërë në rrugëtimin e tij si trajner.
Ai ka bërë eksperiencë në kampionate të ndryshme dhe ka punuar shumë, nuk është ndalur dhe nuk është kthyer mbrapa, e vlerësoj për këtë.
Në anën tjetër, Paolo Maldini po bën punë të mrekullueshme, menaxhim, shitje, stërvitje, lojtarë, ka një projekt të mirë.
Nuk kam dyshim se me kalimin e kohës, rezultatet e punës së tij do të shihen. Milani po bën një kampionat të shkëlqyer dhe duhet të mbajë ambiciet e mëdha”, përfundoi Shevchenko
Milani pret Napolin në një ndeshje elektrizuese në San Siro në kuadër të javës së 27-të të Serie A.