Kim Jong-un vijon të mos përfillë administratën e Joe Biden

0
Kim Jong-un “injoron” Joe Biden

Administrata e Joe Biden ka bërë të ditur se po tenton të kontaktojë me qeverinë e Koresë së Veriut që prej muajit shkurt, por nuk ka asnjë përgjigje. Zyrtarët kanë thënë se Uashingtoni është përpjekur të kontaktonte me Penianin me disa mënyra të ndryshme për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

Aktualisht, SHBA dhe Koreja e Veriut kanë marrëveshje rreth programeve bërthamore dhe raketave balistike. BBC shkruan se në 3 takimet e Trump me Kim Jong-un u arrit shumë pak.

Bisedimet dështuan për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore, një nga kërkesat kryesore të SHBA dhe fuqive perëndimore. Media shtetërore e Koresë së Veriut ende nuk e ka pranuar që Joe Biden është tani presidenti amerikan.

Përpjekjet e SHBA për të komunikuar me Penianin janë kryer përmes misionit të Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara.

Një zyrtar amerikan tha për Reuters se kishte pasur përpjekje të shumta për të biseduar me Korenë e Veriut, por prej 12 muajsh nuk ka asnjë reagim.

Artikulli i mëparshëmShërbimi Meteorologjik Ushtarak jep paralajmërimin/ Ja çfarë do të ndodhë me motin në ditët në vijim
Artikulli i radhësLufta me COVID/ Dr.Fauci jep lajmin: Ja kur do kemi një kthim në normalitet