Google e ka gati planin/ Pritet të investojë mbi 7 miliardë dollarë në krijimin e 10 mijë vendeve të punës

0

Kompania amerikane Google njoftoi se në vitin 2021 do të investojë mbi 7 miliardë dollarë në SHBA për të krijuar mijëra vende të reja të punës, me qëllim që të ndihmojë vendin të rimëkëmbet nga shkatërrimi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

“Besoj se rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike do të vijë nga komunitetet lokale dhe njerëzit dhe bizneset e vogla që u japin atyre jetë”, theksuan në një deklaratë drejtori ekzekutiv, Sundar Pichai dhe kompania mëmë e Google, Alphabet. Pichai tha se Google dëshiron të jetë pjesë e këtij rikuperimi.
“Kjo është arsyeja pse ne planifikojmë të investojmë mbi 7 miliard dollarë në zyra dhe qendra të dhënash në të gjithë SHBA-në dhe të krijojmë të paktën 10 mijë vende të reja të punës me kohë të plotë në Google këtë vit në SHBA”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmBizneset e lidhura me turizmin e mbyllën vitin 2020 me përgjysmim të punësimit dhe fondit të pagave
Artikulli i radhësNë prag zgjedhësh rritet punësimi në shtet, niveli më të lartë që nga 2005