Bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare, Almeda Abazit, është shtruar me urgjencë në spital pas infektimit me COVID-19.
Mediat turke raportojnë se aktori Tolgahan Sayisman është shtruar në spital për shkak të COVID-19, ndërsa po vazhdon të trajtohet për virusin.
Tolgahan Sayisman ka qenë shumë i suksesshëm në karrierën e tij televizive me personazhin e Mustafait në “Elveda Rumeli” e në shumë të tjerë.
Tolga ka informuar fansat në rrjetet sociale me detaje të reja rreth shëndetit të tij.
“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”,- ka shkruar Tolgahan në deklaratën e tij.
Sayisman për publikun shqiptar u bë më i njohur me rolin e “Çënar” në serialin “Lale Devri”, i cili filloi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në 2014.
Modelja shqiptare Almeda Abazi që është edhe bashkëshortja e tij nuk ka bërë asnjë reagim, në rrjetet sociale.
Çifti i njohur në Turqi dhe në Shqipëri janë në pritje të fëmijës së dytë. Ata zbuluan pak kohë më parë se pas djalit, Efehan, do t’u vijë në jetë një vajzë.