Shirat e rënë gjatë orëve të fundit në Vlorë kanë bërë që shumë akse rrugore të qytetit të përmbyten.
Prezenca e ujit në rrugë ka bërë që të krijohen probleme në qarkullimin e automjeteve.
Në zonën e ‘Albano e Rominës’ uji ka nisur të grumbullohet duke e bërë rrugën të pakalueshme për automjetet. Me këtë intensitet pritet që në qytet të rikthehen përmbytjet e akseve kryesore të qytetit.
Ndërsa derdhja e kanalizimeve të ujërave në det ka bërë që zona e ujit të ftohtë të ndotet nga mbetjet plastike.