Mbërrijnë sot në Rinas 10.000 doza nga vaksina Ruse anti-COVID, Sputnik V.
Ky lajm konfirmohet nga ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj.
PJESË NGA BISEDA:
Manastirliu: Menjëherë do të shkojnë në ISHP për të gjitha procedurat në lidhje me kushtet e zinxhirit ftohës.
Ahmetaj: Janë dhuratë e princit, në emër të qeverisë i falenderojmë. U gjendën me tërmetin, u gjendën dhe me pandeminë.
Manastirliu: Ky donacioni i bashkohet sasisë disponibël dhe po vaksinohet edhe të moshuarit. Është një hap para drejt fitores. Do të vijojmë për të siguruar edhe më shumë vaksina që të nisim vaksinimin masiv të popullatës për të pasur një verë më të lehtësuar. Komiteti i Imunizimit dhe të gjitha strukturat e kanë dhënë prej disa javësh të gjithë garancinë për të gjitha vaksinat që janë efektive dhe ofrojnë siguri.