Ekspertët ndërkombëtarë i dërgojnë letër Ramës/ Kërkojnë ndalimin e projektit të Bypass-it në Gjirokastër. Rrezikon humbjen statusit të UNESCO-s

0

Një letër iu është dërguar kryeministrit Edi Rama nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore të cilët kanë punuar në Gjirokastër. Ata kërkojnë që të ndalohet ndërtimi i Bypass-it, duke theksuar se nëse ky projekt përfundon, mund t’i kushtojë Gjirokastrës statusin e saj si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Letra është iniciuar prej Stephan Doempke, ish-kordinator programi i UNESCO/UNDP mbi tashëgiminë kulturore në Shqipëri, i cili ka jetuar katër vite në Gjirokastër, ndërsa tani është kryetar i World Heritage Watch, një rrjet global i 180 organizatave jo qeveritare, i cili monitoron Vendet e Trashëgimisë Botërore dhe raporton në UNESCO

Grupi thotë se Shqipëria duhet të adoptojë një plan mobiliteti për Gjirokastrën përpara implementimit të çdo projekti, plan ky i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga UNESCO. Gjithashtu, me ligj kërkohet një Vlerësim i Ndikimit Mjedisor si dhe një Vlerësim i Ndikimit në Trashëgimisë. Humbja e statusit të UNESCO-s, mund të ishte një goditje e rëndë ndaj turizmit kuoturor shqiptar në zhvillim, dhe mund të njolloste reputacionin e fituar me vështirësi të Shqipërisë si një partner ndërkombëtar i besueshëm.

Grupi është gjithashtu i bindur se banorët e Gjirokastrës nuk do ta aprovonin rrugën nëse do të ishin plotësisht të informuar në lidhje me pasojat e saj.

Artikulli i mëparshëmMbërrijnë sot në Rinas 10.000 doza nga vaksina Ruse anti-COVID, Sputnik V
Artikulli i radhësAksidentoi një fëmijë në rrugën “Don Bosko”, shoqërohet në komisariat 55-vjeçarja