Qindra njerëz evakuohen në Australi pas përmbytjeve katastrofike

0

Afro 18,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi shirat e dendur që kanë përfshië New South Wales kanë bërë që shumica e zonave të përmbyten. Shirat kanë përfshirë këtë zonë që të enjten por reshjet janë intensifikuar përgjatë fundjavës duke bërë që shumica e rrugëve dhe banesave të mbuloheshin nga uji, shkruan CNN. 

38 zona përgjatë gjithë shtetit kanë shpallur fatkeqsinë natyrore ndërsa 19 qendra evakuimi po bëjnë të mundur lëvizjen e banorëve. Në jug të vendit përmbytjet dhe shirat kanë vijuar edhe këtë të hënë ndërsa meterologët paralajmërojnë kushte ekstreme që pritet të zgjasin edhe kësaj jave.

Artikulli i mëparshëmOperacioni sekret në zonën e Niklës/ Si u arrestua Albert Zaja
Artikulli i radhësSistemi shëndetësor nën presion/ Greqia urdhëron mjekët e spitaleve private të vijnë në ndihmë