Protestuesit gjatë fundjavës dolën në rrugët e Londrës për të protestuar kundër masave të bllokimit të vendosura për të frenuar përhapjen e COVID-19 në komunitet.
Përleshje shpërthyen gjithashtu edhe në rrugët e Kassel në Gjermani ndërsa marshimi i skeptikëve të COVID u kundërshtua nga grupet protestues të tjerë, pjesë e Antifa.
Policia përdori ujin kundër protestuesve në Museumplein të Amsterdamit, pasi mijëra vetë u mblodhën në një demonstratë të konsideruar të paligjshme nga forcat e rendit, në kryeqytetin Hollandez.
Qindra protestues u mblodhën gjithashtu edhe në Stokholm për të demonstruar kundër kufizimeve aktuale të vendosura nga qeveria suedeze së fundi.
Mijëra protestues anti-qeveritar marshuan nëpër rrugët e Vjenës po ashtu për të kundështuar masat e forta që po falimentojnë bizneset familjare dhe ato të vogla.
Për më tepër ndiqni videon mëposhtë: