Gazetari zbulon detajet e forta pas ekzekutimit të Mond Çekiçit në Durrës/ Jam kërcënuar që të mos publikoj shkrime, ja çfarë i ndodhi drejtorit që e arrestoi!

0
Ekzekutimi i Mond Çekiçit në Durrës, gazetari zbulon

Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me presionet që ka marrë për Edmond Çekiçin së bashku me prokuroren dhe drejtorin Lorenc Shehu.

Duke iu referuar kohës kur u arrestua për armëmbajtje pa leje, thotë se kishte tentativa për ta lëvizur Shehun në një tjetër qark pasi pretendonte se nuk e linte të punonte sipas dëshirës.about:blank

‘Jam bllokuar që të mos publikoja më shkrime për Edmond Çekiçin. Prokurorja ka qenë në presion, u vura unë në presion, u vu në presion Lorenc Shehu që bëri arrestimin e tij. Thuhet se jo vetëm e kishte arrestuar por nuk e linte të punonte sipas dëshirës. Ka pasur dhe tentativa për të lëvizur drejtorin nga qarku i Durrësit.

Që nga data 9 mars vepronte i lirë në Durrësi deri të shtunën kur u ekzekutua nga kundërshtarët e tij, të cilët e kanë monitoruar me kujdes për ta goditur në mënyrë të befasishme Edmond Kocin. Dy krahët më të fortë të tij kanë ndikuar dhe kanë një rol të veçantë sa i përket mbrojtjes pasi Edmond Koci ka mbetur zbuluar dhe më i lehtë për tu vëzhguar dhe më pas goditur.’-tha Qyno.

Artikulli i mëparshëmAnalisti i njohur zbulon cili është qarku me rrezikshmërinë më të lartë gjatë periudhës zgjedhore
Artikulli i radhësRudina Magjistari acarohet keq në emision, shpërthen ndaj Sazan Gurit/ Këto janë sjellje…