Pirlo ndien hijen e Allegri-t mbi kokë/ Në javët në vijim vendoset fati i trajnerit te Juventus

0

Sipas fjalëve nuk ka probleme: ekziston një projekt dhe do të vazhdohet me atë. Sidoqoftë, janë precedentët e dy pranverave të fundit me të njëjtat deklarata dhe dy trajnerë të larguar në fund të sezonit. Andrea Pirlo do të luajë gjithçka në dy ndeshjet e ardhshme me Torinon në derbi dhe me Napolin rikuperimi. Juve ka në mendje idenë e mohimit të viteve të fundit dhe fillimin përsëri nga ku e kishin lënë, në fillim të verës së vitit 2019, me Massimiliano Allegri.

Në atë kohë, lamtumira lindi nga një arsye shumë e thjeshtë: vizioni i ndryshëm se si të orientohet merkato. Trajneri donte një zëvendësim, klubi mendoi që skuadra ishte mirë. Në atë moment Nedved dhe Paratici bindën Agnellin të provonte një zgjidhje tjetër që përfshinte një trajner më të prirur për organizimin taktik sesa për menaxhimin e grupit. Pas dy vitesh palët e gjejnë veten në një mendje për faktin se Juventus duhet të ristrukturohet si një shtëpi në të cilën janë jetuar shumë momente të lumtura, por është një hap larg nga shkatërrimi.

Kapitulli më delikat është ai i shitjeve. Dy nga tre sulmuesit aktualë duhet të bëjnë valixhet gati dhe ka të ngjarë që të preken përfaqësuesit më prestigjiozë të repartit të përparuar: Cristiano Ronaldo dhe Dybala. Me të parin lidhet nevoja për të hequr nga bilanci shumën e madhe të pagës në një kohë kur llogaritë nuk dalin, për të dytin vazhdon të jetë deficiti thelbësor mes asaj që lojtari do të dëshironte për rinovimin dhe asaj që ofron Juventusi, sidomos pas një sezoni në të cilin argjentinasi nuk u pa pothuajse kurrë. Problemet, më shumë se çdo gjë tjetër, lindin nga fakti që pak shoqëri mund të përballojnë të menaxhojnë një kompani të vërtetë (ajo që është tani CR7) dhe asnjë nuk është i gatshëm të sakfirikohet për Dybala.

Artikulli i mëparshëmHysaj paralajmëron kuqezinjtë/ Mos e nënvlerësoni Andorrën
Artikulli i radhësHungaria regjistron rekord viktimash nga Covid