Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjen Shqipëri – Angli e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, “Katar 2022”.
Ndeshja do të fillojë në orën 18:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarët izraelitë. Orel Grinfeeld do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Roy Hassan, Idan Yarkoni dhe Gal Leibovitz, të cilët janë po ashtu nga Izraeli.
Kjo do të jetë hera e parë e gjyqtarit, Grinfeeld që do të vendosë drejtësi në një ndeshje të Shqipërisë, por jo për Anglinë, ai kishte referuar në ndeshjen Lituani – Angli në vitin 2017, ndeshje e cila kishte përfunduar me rezultatin minimal në favor të anglezëve, 1-0.
Orel Grinfeeld njihet si një gjyqtar që jep shumë kartonë dhe kuqezinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes.