Një debat me tone të forta ka ndodhur mes aktorit Neritan Liçajt dhe gazetarit Bledi Mane. Dy personazhet e njohura kanë shpërthyer në akuza dhe përplasje mes tyre në Top Talk.
Shkak për këtë kanë fjalimi i mbajtur nga Liçajt në mitingun e djeshëm i PD-së, ku Mane u shpreh se aktori i ngjau në fjalimin e tij si diktatori Enver Hoxha. Kjo bëri që të shkëmbejnë replika të forta mes njëri-tjetrit.
Pjesë nga debati
Bledi Mane: Roli si fundit si aktor filmi i Neritanit ka qenë ai Enver hoxhës, me sekuenca filmi, në Gjirokastër. Në mitingun e djeshëm të PD-së, mu faneps Neritani me të njëjtën patos e me të njëjtën veshje si Enver Hoxha mbi atë podium. Nuk e pashë Neritanin që unë njoh, e pashë të mbushur me mllef e inat, mendoj se fjalimi do të ia ketë shkruar Flutura Açka.
Neritan Liçaj: Mund të recitosh si Mero Baze sa të duash, lëri këto ngjyrime se nuk e ke të drejtën e eksluzivitetin, ik voto Tom Doshin, e të mbash përgjegjësin tënde. Sa për Enver Hoxhën, mua s’ma jep njeri fjalim siç t’i japim ty. Ti përpiqesh të manipulosh median, këtë e andej sepse ti e ndjek nga facebook, ndërsa unë e njoh më mirë se ti. Ku e di ti kush ma ka dhënë fjalimin. Mua s’ma kanë dhënë njeri fjalimin, se fola pa letër. Fol mos bëj përcaktime, se nuk ke të drejtë të bësh përcaktime me mua.
Mane: Më lër të flas dhe pastaj repliko
Liçaj: Po kur flet për mua falsitete nuk e pranoj, nuk e lejoj një gjë të tillë.
Liçaj: Na pa Mania si Enver Hoxha ne…
Bledi Mane: Thuaj se je te mitingun i opozitës e flet, por…
Neritan Liçaj: Ku, ku e njeh Enver Hoxhën ti, po na e tregon ti, je i vogël ti…
Nertian Liçaj: Mos thuaj përralla e fjalime siç the se ta ka shkruar filani, e me Enver Hoxhën. Manes i japin një skenar dhe kujton se ia japin të gjithëve një skenar.
Bledi Mane: Ti e mëson fjalimin përmendsh dhe e thua.
Liçaj: Ku e di ti, ku merr vesh nga aktrimi, ik voto Tom Doshin.
Mane: Ti duhet ë shkojë vetë në polici, se ke kthyer ligjin dhe masat anti Covid, siç duhet ta bënte Fatmir Mediun
Liçaj: E po t’i kujton se i di të gjitha jep leksione policimi dhe aktrimit. Kjo është më absurde se ti, kjo është qesharake.