Pas largimit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, familja mbretërore mesa duket nuk do të gjejë qetësi. Shumë shpejt në “Netflix” do të publikohet një dokumentar i ri për Princeshë Dianën që titullohet “Being Me: Diana”, ku do të trajtohet fëmijëria e saj e vështirë, çrregullimet e të ngrënit, beteja me shëndetin mendor, martesa e palumtur me Charles dhe 4 përpjekjet e saj për të vrarë veten.
“Mbretërorët do të refuzojnë të marrin pjesë ashtu si edhe familja e Diana-s. William dhe Harry do të mërziten. Veçanërisht Harry, sepse ai është duke bashkëpunuar me Netflix. Në këtë kohë, mbretërorët pësuan një goditje nga largimi i Harry-t dhe Meghan-it dhe nuk është momenti”, u shpreh një burim sipas “Cosmopolitan”.
Ky dokumentar, i cili do të jetë me katër pjesë mendohet se do të trazojë jetën e mbretërorëve dhe do të zbulojë sekrete të familjes nuk i dinim më parë.