Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku ka mbetur i vdekur një person.
65-vjeçari mësohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit në kushte të rënda të depresionit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, bashkë me grupin hetimor dhe pritet të zbardhen rrethanat.
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.