Partia Demokratike ka hapur të enjten zyrtarisht fushatën elektorale. Prezent kanë qenë të gjithë kandidatët. Me përjashtim të Sali Berishës dhe Edi Palokës.
I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli për mungesën e liderit historik të PD në miting, Gazmen Bardhi tha se ai kishte probleme shëndetësore.
“Zoti Berisha dhe zoti Paloka munguan për arsye shëndetësore. Kjo është arsyeja pse nuk ishin prezentë. Unë nuk jam mjek dhe t’ju shpjegoj se çfare kanë. Por për arsye shëndetësore dhe të pandemisë, nuk ishin prezentë”. tha Bardhi për ‘Java në RTSH’.