Anija gjigante e konteniereve që kishte bllokuar Kanalin e Suezit ka nisur të lëvizë në drejtimin e duhur thuajse një javë pasi kishte bllokuar një prej rrugëve më të rëndësishme të tregtisë globale duke shkaktuar dëme kolosale.
Autoritetet egjiptiane thonë se anija Ever Given, me peshë 200 mijë ton, është kthyer 80 përqind në drejtimin e duhur.
Akoma nuk dihet se sa kohë do të duhet për të hapur plotësisht kanalin, ndërsa qindra anije janë në pritje. Trafiku i shkaktuar është më i shtrenjti në botë, me vlerë prej të paktën 9.8 miliardë dollarë në ditë.
Për të lëvizur anijen ka ndihmuar edhe hëna e plotë. Batica u ka dhënë një ndihmë rimorkiuesve dhe ekskavatorëve që kanë punuar gjithë kohës.
Megjithatë ekspertët thanë se bllokimi i kanalit ishte vetëm çështje momenti.
Në një raport të OECD, thuhet se anijet e tonazhit të rëndë po bëhen gjithmonë e më të mëdha, kurse investimet në kanal kanë ngecur në vend.
Anijet jo vetëm po zmadhohen, por edhe po ngarkohen më shumë se zakonisht, thekson raporti.
Anija e kompanisë japoneze u bllokua të martën e kaluar duke shkaktuar një krizë globale.