Pak ditë pasi një nga zërat më të rëndësishëm në SHBA, virologu Robert Redfield tha se beson se koronavirusi ka dalë nga laboratori në Kinë, një tjetër ekspert i rëndësishëm konfirmoi se të dhënat tregojnë se virusi ka infektuar fillimisht tre punonjës të laboratorit në Ëuhan.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë, në përfundim të një misioni për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri, deklaroi se virusi ka kaluar nga lakuriqi i natës te njeriu nëpërmjet një kafshe bartëse.
Komentet e OBSH ishin të pritshme, por ata kanë sjellë revoltë në SHBA. Republikanët thanë se OBSH po shërben si ‘idiotët e dobishëm të Kinës’, raporton Daily Mail.
Përfaqësues të shumtë të republikanëve, të udhëhequr nga zëra autoritarë si Lee Zeldin, thanë se Kina po mban fshehur origjinën e pandemisë. Sipas tyre, OBSH po vazhdon të luajë lojën e Kinës sërish.
Ndërsa Anthony Fauci, kryekëshilltar për shëndetësinë pranë presidentit Joe Biden, tha se është i shqetësuar për përfundimet e raportit të OBSH.
Publikimi i raportit është shtyrë disa herë, duke shtuar shqetësimin se Kina po tenton të ndërhyjë në përfundimet e misionit hetimor.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka qenë ndër të parë që ka akuzuar Kinën se ka mbajtur fshehur faktin se virusi ka dalë nga laboratori shumë më herët raportimit të parë zyrtar.