Hiqej si mjek popullor/ Mashtroi e përdhunoi 22-vjeçaren duke i thënë se do e shëronte… (DETAJE)

0
Hiqej si mjek popullor dhe mashtroi e përdhunoi 22-vjeçaren duke i

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 22-vjeçar ne Larisa të Greqisë.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, hiqej si një “hipnotizues” dhe e konsideronte veten si shëruesi i vuajtjeve apo “shpirtrave të sëmurë” madje sipas tij edhe kancerin.

Mediat greke shkruajnë se i arrestuari është rreth moshës 40-vjeç, ndërsa mësohet se vajza e re vuante nga probleme të shëndeti mendor të formës së lehtë.

40-vjeçari i kishte thënë vajzë së re që të mos tregonte pasi kjo ishte një procedurë e terapisë për tu shëruar.

Ndërkohë avokatja Maria Galliou, e cila përfaqëson 22-vjeçaren, mësohet të ketë thënë për mediat: 

“Çështja nuk është vetëm kjo çështje individuale e familjes së klientit tim. Shteti duhet të sigurojë legjislacionin për të raportuar incidente të tilla që mbeten në errësirë, por edhe për të mbrojtur viktimat e pambrojtura kur ata drejtohen tek policia dhe autoritetet gjyqësore “.

Artikulli i mëparshëm3 elektriçistë ndërrojnë jetë në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar
Artikulli i radhësKujdes! Njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje duhet të shmangin patjetër hudhrën