Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimin “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, për çdo qark, në formatin landscape, duke e përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit të shkrimit dhe stilizimet e logove.
Në foto, mund të shikoni sesi është fleta e votimit, për çdo qark të vendit.