E rëndë/ Shfaqej e lumtur në rrjetet sociale, blogerja e njohur i jep fund jetës. Familja e 28-vjeçares rrëqeth me mesazhin…

0
E rëndë/ Shfaqej e lumtur në rrjetet sociale, blogerja e njohur i

I ka dhënë fund jetës një 28-vjeçare për shkak të depresionit të rënduar me shëndetin mendor. Ajo njihet në rrjetet sociale si një influencuese e njohur e udhëtimeve nëpër botë me rulotin e saj. Lee MacMillan, vdiq të Premten në Kaliforni.

Në një postim në llogarinë e MacMillan në Instagram të hënën u konfirmua vdekja e saj nga vetëvrasja. Familja e të resë thotë se blogerja prej kohësh po vuante nga probleme me depresionin, dhe pavarësisht ndihmës nga profesionistë dhe miq të saj, ajo nuk ia doli që ta mposhtte këtë problem.

“Pasi kaloi një jetë të jashtëzakonshme dhe bëri një betejë të guximshme me depresionin, zemrat tona janë copëtuar për të ndarë lajmin që Lee i mori jetën vetes të premten. Ajo ishte drita më e ndritshme, një forcë magnetike e natyrës dhe ishte e dashur nga kaq shumë. Nëse ne mund të bëjmë një gjë për Lee tani, në mes të kësaj humbjeje shpirtërore, është për të përhapur mesazhin se shëndeti mendor është po aq real sa shëndeti fizik dhe se sëmundja mund të godasë këdo, pa marrë parasysh sa nuk ka gjasa të duket.

Është okej të mos jesh mirë, është mirë të kërkosh ndihmë, është absolutisht e nevojshme të kërkosh ndihmë. Lee ishte një avokate e shëndetit mendor. Ajo ishte e çiltër dhe e hapur për luftën e saj. Ajo po merrte ndihmë: nga profesionistë, nga familja, nga miqtë. Ajo kishte mbështetje përreth saj. Ajo nuk ishte vetëm, nuk po përpiqej ta luftonte e vetme. E megjithatë ajo sërish iu nënshtrua kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Është më delikate sesa mund ta vlerësojmë ose ta kuptojmë ne”, thuhej në postim.

E rëndë/ Shfaqej e lumtur në rrjetet sociale, blogerja e njohur i
Artikulli i mëparshëmMashtrim dhe falsifikim kompjuterik/ Polica arreston 1 shtetase dhe shpall në kërkim 2 të tjerë
Artikulli i radhësKQZ të vendosë se kush duhet ta përdorë/ Ivi Kaso: Logo e “Bindjes Demokratike”, e ngjashme me atë të PD