Pushohen papritur nga puna/ Kontrollorët tek Albcontrol futen në grevë

0

60 kontrollorë të Albkontroll kanë hyrë në grevë këtë të martë, për shkak të 5 pushimeve të papritura nga puna, sipas tyre.

Mësohet se 5 personat e pushuar janë Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.

Kontrollorët thonë se u thirren direkt nga drejtuesit dhe u njoftuam për pushim nga puna, por ata refuzuan të firmosin.

Përsa i përket fluturimeve të deritanishme gazetarja e “FaxNews”, Mirilda Tili, bëri me dije se në punë janë edhe 5 kontrollorë të tjerë. Por pritet që gjatë natës të ketë probleme me trafikun ajror, për shkak se nuk do të ketë kontrollorë mjaftueshëm në kullë.

“Kanë kërkuar rikthimin e nivelit të pagave pasi rrogat janë ulur deri në 80%, çka ka sjellë protestat. Ajo çfarë pritet të ndodhë është se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të thotë që do të kemi një bllokim të trafikut ajror pasi kontrollorët nuk do të jenë në punë për të ndihmuar në uljen dhe ngritjen e avionëve.

Duhet të deklarojnë që janë të stresuar, një kontrollor i stresuar supozohet që është shkaktar i një aksidenti ajror, prandaj është një nga punët me një stres të madh”.

Ndërkohë, një ditë më parë kontrollorët kanë zhvilluar edhe një takim me Presidentin e vendit të cilin e kanë vënë në dijeni se rrezikohet siguria kombëtare.

Alb Controll është e shoqërisë dhe normalisht është në autorësinë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Artikulli i mëparshëmHysaj pranë kalimit te Milani? E ardhmja e mbrojtësit është…
Artikulli i radhësShtohet trafiku/ Autostradës Tiranë-Durrës i shtohet një shtresë asfalti…