Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Bieta Sulo feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që pjesë e kësaj dite speciale u bëmë edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Moderatorja s’na i kurseu momentet e bukura të ditës së shënuar, që i festoi me personat e saj më të dashur.
Ajo ka ndarë në Instagram një video me të birin, Kroin, teksa ndez qirinjtë e tortës, ndërsa krahas postimit shkruan:
“Minutat e para te 9 Ia vlekan 36 rrotullime rreth Diellit, sepse me diejt e mi prane mosha reale eshte kjo…”
Së fundmi, Bieta ka ndarë me fansat e saj një foto të vjetër nga fëmijëria, ku na ka treguar si dukej në moshë të vogël, atëherë kur nuk e njihte askush (në të majtë të fotos).
Më herët gjatë një interviste, Bieta dhe Albani kanë treguar se kanë plan të zgjerojnë familjen e tyre, madje gjithçka e kanë më se të qartë. Bieta dhe Albani shprehën dëshirën për të pasur edhe dy fëmijë të tjerë, e madje moderatorja tha se e mira do të ishte që të ishin binjakë.
Megjithatë, ende nuk ka një lajm të tillë nga çifti shumë i dashur i televizionit dhe fansat janë akoma në pritje të një shtatzënie të mundshme që do të ndryshonte jetën e Albanit dhe Bietës.