Rama e Veliaj dështojnë të mbledhin të rinjtë në Laprakë, aty ku policia vrau Klodian Rashën/ I marrin borxh nga Rakipi në Kamzë

0

Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë sot në Laprakë, ku para të rinjve ka kërkuar votën për vete.

E duke dashur tu mbushë mendjen të rinjve se qeveria e tij kishte bërë shumë gjëra të mira, Rama tha se kishte ardhur nga emigracioni për të kontribuar dhe bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Por ajo që nuk u vu re ishte fakti se të rinjtë të cilët ishin mbledhur në Laprakë ishin sjellë nga Kamza dhe njësia 7 e kryeqytetit.

As Rama dhe as Veliaj nuk kanë mbledhur dot të rinj të zonës së Laprakës, që është njësia 11 e kryeqytetit.

‘Balonë tauke, balonë tabake, E mori satën e shkoi n’Laprake!

Me 2 autobusë nga Kamza dhe 1 autobus nga njësia 7, e mbushim fushën e sportit në Laprakë dhe shesim shumë palë atlete.

Takimi i Ramës në Laprakë, me socialistë uha nga Kamza dhe njësia 7. Bacë, t’kanë rrejt!’, shkruan aktivisti Vehat Kola në Facebook.

Artikulli i mëparshëmMoti bën kthesën e papritur, meteorologët paralajmërojnë…
Artikulli i radhësE quajti diktator, presidenti Erdogan i tregon “dhëmbët” kryeministrit italian me lëvizjen e fundit