Kokaina e sekuestruar / Trondit Artan Hoxha: Me këtë shifër të majme garantoheshin 84 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit!

0
Aksioni i bujshëm i SPAK / Trondit Artan Hoxha: Kjo shifër e majme do

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dy aksionet e bujshme të sekuestrimit të kokainës të zhvilluar me urdhër SPAK, në Portin e Durrësit.

Hoxha hedh akuzat e forta se çmimi nga dy ngarkesat e kapura ditët e fundit ka një vlerë tregu prej 19 milion eurosh.

Ai shprehet se ata që kanë humbur këto ngarkesa duhet të mos jenë stresuar aq shumë sa të japin urdhrin për atentatin e radhës.

“Meqe po jetojme ne kohen e kontrolloreve….

Nje bravo e madhe sot, per kontrolloret e skanerit ne Portin e Durresit.

Nuk e di ne çfare niveli i kap “stresi”, edhe pse paguhen pese here me pak, se koleget e tyre te “stresuar”.

Madje, nese do ta benin nje sy “qorr” sot, mund te merrnin si dhurate nje shperblim aq te majme, sa nuk do t’u mbaronte lumturia per muaj me radhe ne Karaibe, apo ne Maldive…

Brenda 10 ditesh kane kapur dy ngarkesa me kokaine, te ardhura nga Ekuadori.

Ne daten 1 prill 2021, kapen 49 kg kokaine.

Me date 10 prill 2021, kapen 140 kg kokaine.

Kontenieri i kapur sot, vazhdon te jete ne perpunim e siper, gje qe do te thote, se mund te gjendet nje sasi edhe me e madhe.

Sasia e kokaines e kapur ne dy rastet prej 190 kg, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.

Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes…”, shkruan Artan Hoxha.

Artikulli i mëparshëmÇfarë po ndodh? Arrestohen aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri
Artikulli i radhësTronditet Italia, 83-vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë