Marina Fara i jep fund lidhjes 6 muaj pas fejesës/ Çfarë ndodhi me biznesmenin nga Shkodra?

0
Çfarë ndodhi me biznesmenin nga Shkodra? Marina Fara i jep fund

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, para gati gjashtë muajsh më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin e një rrjeti restorantesh dhe hotelesh nga Shkodra, Alis Hysa.

E ndërkohë që në fillim të këtij viti u mësua se çifti ishin fejuar zyrtarisht, miqtë flasin se çifti mund të jenë ndarë.

Për ta festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre ata udhëtuan drejt Dubait, por sipas gazetës Panorama, tashmë duket se marrëdhënia mes tyre është ftohur.

Çifti mori vëmendjen e mediave rozë në muajin janar, pas një udhëtimi në Dubai, ku Marina u shfaq me bikini portokalli dhe ishte në krahët e Alis Hysës, vëllait të Nelson Hysës, një emër i njohur për kronikën e zezë. 

Marina u raportua se do të martohej me Alisin në një dasmë tradicionale në Shkodër, por tashmë është shkëputur. 

Artikulli i mëparshëmEdhe Noizy bëhet “rilindas”/ Shfaqet në krah të Veliajt në fushatën e PS në Tiranë
Artikulli i radhësSi po e fusin nën kontroll Evropën kartelet kolumbiane me kokainë, korrupsion dhe tortura