Basha me gratë në biznes: I japim fund trajtimit ca të nënës e ca të njerkës

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të hënë ka zhvilluar një takim elektoral me gratë sipërmarrëse në Elbasan. Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrëset Basha është njohur me problemet që biznesi hasën në ditët e sotme si dhe ka prezantuar planin për biznesin me të cilin PD garon në zgjedhjet e 25 prillit. Kryedemokrati ka premtuar se nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet për bizneset nuk do të kenë më inspektime dhe gjoba. Po ashtu, Basha theksoi se qeveria e ardhshme do të anulojë procesin e fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit. Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë.” , tha Basha.

Artikulli i mëparshëmLa socialistët për PD/ Ish-zyrtari i lartë në Durrës tregon çfarë bën Vangjush Dako larg syrit të kamerave!
Artikulli i radhësProtesta kundër HEC-it/ Meta thirrje në mbështetje të banorëve të Zall Gjocajt