Ndërron jetë ish-kryetari i Shoqatës së Farmacistëve të Shqipërisë

0

Një ditë zie është kjo e sotmja për farmaceutikën shqiptare. Bëhet me dije se ka ndërruar jet ëish-kryetari i Shoqatës së Farmacistëve të Shqipërisë, Vigan Saliasi.

Lajmin e ka bërë të ditur, kandidati për deputet i PD-së, Tritan Shehu i cili shkruan se Saliasi ishte një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin ka punuar ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, teksa i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve.

“Farmaceutika shqiptare sot është në dite zie. Vigan Saliasi, drejtori i parë me Qeverinë Demokratike i këtij sektori kaq të rëndësishëm e delikat u nda nga ne.

Një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin unë punova ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, ngritjes së sistemit të sigurimeve shëndetësore etj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve…”, shkruan Shehu.

Image
Artikulli i mëparshëmSKANDALI/ SPAK nis hetimin, verifikim kryeministrisë për rrjedhjen e të dhënave sensitive të 1 milion qytetarëve
Artikulli i radhësFlet imami i njohur/ A duhet të agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit, të prekurit nga Covid?