Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka ngjallur dyshime për një përplasje të mundshme me drejtuesin e Microsoft Bill Gates.
Musk postoi në Tëitter një karikaturë ku shprehte qëndrimin e tij kundër vaksinës, foto që u shpërnda më shumë se 5000 herë, përpara se ajo të fshihej nga miliarderi.
Pavarësisht se kjo karikaturë anti-vaksinë u fshi nga Tëitter, nuk kaloi pa marrë vëmendjen e krjuesit, Garrison i cili reagoi duke thënë se nuk do të lejojë që puna e tij të ndryshohet dhe e ka quajtur veprimin e Musk një akt vandal.
“Lidhur me postimin e Musk, unë nuk lejoj që puna ime të ndryshohet dhe as nuk jap leje për postimin e karikaturave të vandalizuara”, ka thënë Garrison.
Ende nuk dihet përse Musk e fshiu këtë foto por mesa duket qëllimi ka qënë të ngjallë frikë për vaksinat e prodhuara kunmdër Covid-19.