Tronditet Parisi, raportohet për sulm me armë/ Çfarë ka ndodhur?

0
Tronditet Parisi, raportohet për sulm me armë/ Çfarë ka

Raportohet se një sulm me armë ka tronditur sot Parisin, si pasojë e së cilës ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit Henry Dunant, deklaruan burime të policisë vendase.

Burimi tha se një person kishte vdekur, një tjetër ishte plagosur dhe po trajtohej në spital.

Një burrë u qëllua për vdekje të hënën pasdite dhe sipas burimeve ai u qëllua disa herë në kokë.

Një grua, e cila është një roje e sigurisë në spital u plagos po ashtu, aktualisht ajo gjendet në spital.

Dëshmitarët në ngjarje tregojnë se aty janë dëgjuar disa të shtëna.

Sulmuesi është larguar nga vendngjarja me motor, duke shtuar se ende nuk dihet asgjë dihej për motivin e sulmit.

Artikulli i mëparshëmAna e errët: Sekretet e pista të Luksemburgut, “parajsës” ku të gjithë duan të jetojnë
Artikulli i radhësJeta pas vdekjes? Shkrimtarja shqiptare trondit me rrëfimin e saj/ Më fliste në ëndërr oficeri i varrosur në oborrin e shtëpisë sime!