Shkrimtarja shqiptaro-amerikane, Sabije Dervishi Veseli ka lindur në Strugë, Maqedoni dhe historia e saj është e pazakontë dhe mbi njerëzore. Në moshën 17-vjeçare ajo filloi të bënte parashikime të çuditshme.
Në ëndërr ajo shihte një oficer 30-vjeçar të Luftës së Parë Botërore, i cili ishte i varrosur në oborrin e shtëpisë së saj në Strugë. Ai kishte qenë pjesë e Luftë së Parë Botërore dhe ishte nga Vokuvari, Kroaci. Ai ishte dhe oficer i Austro-Hungarisë, i vrarë në frontin e Selanikut (1914-1918).
Sabije ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si oficeri i vdekur i dilte çdo natë në ëndërr dhe i fliste për luftën, për mallin për vendlindjen dhe për jetën pas vdekjes.
Ajo tregon se për 10 vite me radhë e ka parë çdo natë në ëndërr.
“Më shfaqeshin ëndrra të panjohura për mua. Me kalimin e kohës u shfaq ushtari. I them kush je, çfarë kërkon prej meje. E pashë në situatë lufte dhe në vende ku pushonte trupi i tij. Një natë e pyeta çfarë kërkon nga unë, se unë jetoj në këtë jetë e ti në një botë tjetër. Ai ishte katolik dhe unë muhamedane.
Ai më tha se do të jem pjesë e jetës tënde, kam dëshirë të më ndihmosh. Ai kërkoi: “merr një laps dhe fletore. Çfarë unë të them ti do e shkruash. Mesazhet e tij donin që të shkonin në vendin e tij.
Babai i ndjerë i tij më ka treguar se i kanë gjetur eshtrat e një personi, nuk e kanë ditur se kush është. Tash po bëhen hulumtime dhe do dalë emri i ushtarit”, tha ajo.
Frymëzuar nga ëndrrat qe sheh, ajo ka shkruar 10 libra për botën e përtejme. Gjithashtu ajo beson që shumë ngjarje të rëndësishme historike i ka parë në ëndërr përpara se të ndodhnin si tragjedinë e Otrantos, trazirat e 1997, luftën e Kosovës etj. Ajo jeton në SHBA që nga viti 1998 dhe ka botuar 10 libra.