Mero Baze “ironizon” sistemin e patronazhit të PS-së, qytetari i bën komentin epik (FOTO)

0

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, i njohur për qëndrimet e hapura pro qeverisë së kryeministrit Rama, ka ironizuar në një postim në twitter, skandalin me vjedhjen e të dhënave personale të 1 milion qytetarëve të denoncuar nga lapsi.al.

Edhe pse figuron vetë në listën e PS-së të rrjedhur në media ditën e fundit, ai duket se nuk e sheh si një skandal, marrjen e të dhënave nga institucionet shtetërore dhe kalimin e tyre në zyrat e Partisë Socialiste, por përkundrazi gjen rastin të sulmojë Partinë Demokratike e cila i është bashkuar thirrjeve të shumë gazetarë për ta denoncuar dhe hetuar këtë skandal.

Unë 15 vite që kritikojë Partinë Demokratike dhe sulmoj Berishën dhe këta socialistët më quajnë votues të pasigurt. Kolegët e mij, Andi Betja dhe Armand Shkullaku, njëri I punësuar tek televizioni djalit Berishës, e tjetri këshilltar politik I Lulit, quhen votues të sigurt të PS.” – shkruan Baze.

Por postimi i Bazes nuk i ka shpëtuar komentit epik të një prej ndjekësve të tij në Twitter i cili e ka thumbuar rëndë Meron, të njohur si një nga zërat më pro qeverisë Rama.

“Aq i lekundur dhe i pabese je saqe edhe ai qe te jep buken ka frike se e kafshon tani krahasimin e ben vete se cfare mund te jesh” – i ka shkruar komentuesi, duke e prekur Meron te pika e tij më e dobët, fakti se dikur të njëjtën gjë që bën sot për Ramën e ka bërë për Berishën, dhe objektivi kryesor në të shkuarën ka qënë pikërisht kryeministri i sotëm, ndaj të cilit Mero ka bërë akuza shumë të rënda, duke i cënuar madje dhe familjen!

Artikulli i mëparshëmOPEC, optimiste për vitin 2021. Pritet rritje e kërkesës botërore për naftë prej zbutjes së pandemisë. Bursa për datën 14 Prill 2021
Artikulli i radhësGurë mbi autobusin e Real Madrid: Huliganët e Liverpool thyejnë xhamat, lojtarët pa dëmtime