Në lojë është ende kualifikimi për në gjysëmfinale të Champions League, por ultrasit e Liverpool e kanë kaluar cakun. Vigjilja e tensionuar e ndeshjes së kthimit mes Reds e Real Madrid ka patur një episod dhune, për fat të mirë pa pasoja tek futbollistët e Zidane: gjatë udhëtimit nga hoteli për në stadium, autobusi i skuadrës është sulmuar nga tifozët anglezë që kanë thyer xhamat me gurë, duke lënë vetëm traumën psikolgjike tek merengues.
Reali ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, gjë që detyron skuadrën e Klopp për një fitore me diferencë 2 gola, për të marrë kualifikimin, por natyrisht kjo nuk është mënyra e duhur për të vënë përfund spanjollët.