Real Madrid fluturon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ku do të gjejë Chelsea-n. Ndeshja e dytë e çerekfinaleve kundër Liverpool në “Anfield’ përfundoi 0-0, një rezultat që i shkon përshtat “Los Blancos”. Të cilët kishin fituar në ndeshjen e parë 3-1.
“Të kuqtë” e dominuan sfidën, duke prodhuar raste të shumta për të shënuar, por portieri i madrilenëve ishte Thibaut Courtois ishte i pakalueshëm, ashtu sikurse pasaktësia e sulmuesve të skuadrës angleze ishte vendimtare në këtë rezultat, që dërgon Realin në mes 4 më të mirave të Europës.