Reagimi në studio/ Rama ‘përplaset’ me Rakipin: “Kjo është një temë shumë banale”

0
Rama ‘kapet’ me moderatorin: Kjo është një temë

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ është pyetur lidhur me oligarkët në Shqipëri dhe paratë publike që ata marrin.

‘Nuk ka oligarkë në Shqipëri. Nuk ka në Shqipëri oligarkë. Nuk ka!. Ata janë njerëz të pasur, por e kanë kapacitetin e imponimit tek mua dhe tek qeveria ime zero.’– tha Rama.


Rama tha se oligarku është dikush që ka kapacitet imponues ndaj shtetit dhe për shkak të kësaj gëzon të drejta monopoliste, jo sepse janë të pasur.

‘Kjo është një temë shumë banale. Të gjithë ata njerëz janë njerëz që e kanë nisur nga hiçi dhe gjatë rritjes së tyre janë identifikuar me një parti të caktuar, por ata s’janë as të Saliut as të Ramës.’- vijoi ai.

Artikulli i mëparshëmShpërthimi me eksploziv në Laç/ Ja kush është biznesmeni që iu vendos tritoli (EMRI)
Artikulli i radhësDo të rrezikohen zgjedhjet e 25 prillit? Spartak Ngjela nxjerr informacionet sekrete: Kam të dhëna se…