Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino gjatë prezantimit të një studimi në Akadaminë e Shkencave tregoi se nuk kanë munguar problemet pas vaksinimit ndërsa tha se po verifikohen nga një grup ekspertësh.
“Udhëzime për të njohur dhe për të hetuar këto ngjarje tromboembolike dhe ngjarje të tjera pas vaksinimit. Kemi pasur edhe trombocitopeni pas vaksinimit edhe nga Pfizer dhe nga të tjerat në mënyrë që këto të adresohen për të parë shkakun”, ka thënë ajo.
Bino pranoi se nisja e vaksinimit me AstraZeneca në një kohë kur shumë shtete ishin skepktike ndaj saj nuk ishtë një vendimmarrje e lehtë.
“Edhe sipas udhëzimit të CDC kur ke mangësi apo dyshime në një grup pa mbyllur grupin në të cilin është prioritar ti adreson një grup tjetër edhe kjo ishte një element i rëndësishëm në lidhje me vaksinën edhe nga mesazhi që merrnim nga vendet e BE-së që e ndronin herë pas here, por në komunikim nga ekspertë në Britani morëm dhe një vendim”, ka thënë ndër të tjera Bino.
Instituti i Shëndetit Publik po kryen studime rreth efektivitetit të vaksinës tek personeli shëndetësor në 5 spitale jo Covid.
Deri tani nuk ka pasur mjekë apo infermierë të infektuar pas dozës së dytë të Pfizer. Ndërkohë në të gjithë vendin janë kryer rreth 346 mijë vaksinime. Me nisjen e muajit të Ramazanit autoritetet shëndësore thonë se ritmi ka rënë pasi shumë besimtarë refuzojnë vaksinën anti covid.