Gjigandi i teknologjisë Facebook ka njoftuar se shumë shpejt për përdoruesit do të jenë gati disa ndryshime në aplikacion. Në muajt e ardhshëm pritet që të publikohen ndryshimet e Facebook, të cilat do të shtojnë mundësitë për dërgimin e materialeve audio.
Sipas BBC, këto ndryshime do të përfshijnë dhomat të drejtpërdrejta audio, që janë të ngjashme me versionin që ka aplikacioni Clubhouse që lejon përdoruesit të marrin dhe të dërgojnë biseda të drejtpërdrejta me njëri-tjetrin.
Këto ndryshime vijnë në një kohë kur shërbimi audio është një ndër me të kërkuarit nga përdoruesit dhe u bë më popullor gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Facebook gjithashtu do të publikojë një shërbim të ri Soundbites, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë materiale të shkurtra audio me njëri-tjetrin.
Përdoruesit po ashtu do të kenë mundësi të fitojnë para me shërbimet e reja si më Soundbites dhe me dhomat e drejtpërdrejta të audios. Por kjo nuk është ende e qartë nëse do të jetë në dispozicion për këdo apo e rezervuar vetëm për ata që kanë shumë ndjekës.
Po ashtu bëhet me dije se Facebook gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të dëgjojnë podcast direkt nga aplikacioni pa qenë nevoja që të shkohet në faqe të tjera në internet.