Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.
Ajo akuzoi Ministrinë e Brendshme se me anë të “Operacionales” po përgjonte kandidatët e LSI-së.
Ajo tha se në ambientet e LSI-së janë gjetur përgjues, ndërkohë që akuzën e Kryemadhit e përforcoi Endrit Braimllari, i cili u shpreh se në përgjim të LSI-së është vënë edhe ushtria.
‘Kam një problem shumë të madh me telefonin, prej dy javësh nuk mund të shoh asnjë “story” në Instagram pasi më përgjohet telefoni. Të gjithë kandidatët e LSI-së janë në përgjim prej 3-4 muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Të gjithë nënpunësit e Operacionales, SHISH, të gjithë janë në shërbim për të na përgjuar. Unë po i jap një informacion Operacionales, janë 4 banakierë në një lokal që japin para në këmbim të votës.’-tha Kryemadhi.