I intervistuar nga Reuters, Andrea Agnelli, pyetjes nëse projekti i Superligës mund të vazhdonte pasi u larguan kaq shumë klube, u përgjigj: “Shumë sinqerisht, të them të drejtën, jo. Me sa duket nuk është kështu”. Pastaj ka menduar Juventus ti bënte gjërat të qarta me një njoftim për shtyp që dekreton fundin e projektit të Super League ashtu siç u konceptua fillimisht.
Ky është pozicioni zyrtar i klubit të Juventusit: “Në lidhje me njoftimin për shtyp të lëshuar nga Juventus Football Club SpA në 19 prill 2021, në lidhje me projektin për krijimin e Super League, dhe debatin publik pasues, Emitenti specifikon se është i vetëdijshëm për kërkesën dhe qëllimet e shprehura, ndryshe nga disa klube, për t’u tërhequr nga ky projekt, megjithëse procedurat e nevojshme të parashikuara në marrëveshjen midis klubeve nuk kanë përfunduar. Në këtë kontekst, Juventus, duke mbetur i bindur për themelin e vlefshmërisë sportive, kërkesat komerciale dhe ligjore të projektit, beson se aktualisht ai paraqet mundësi të kufizuara për t’u kompletuar në formën në të cilën u konceptua fillimisht. Juventusi mbetet i përkushtuar në kërkimin e ndërtimit me vlerë afatgjatë për Shoqërinë dhe për të gjithë lëvizjen e futbollit”.
Prandaj, projekti fillestar është një kujtim i zbehtë. Pasojat mbeten. Ekziston një fakt i vërtetuar: Andrea ka bërë shumë armiq, si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm. Kësaj i duhet shtuar situata dramatike ekonomike e klubit dhe marrëdhëniet sigurisht jo idilike me kushëririn e tij John Elkann, që prej kohësh kanë çuar në mendimin e një ndryshimi të kursit në Juve. Flitet për një ardhje në krye të Juventusit, të një kushëriri tjetër, Alessandro Nasi, një menaxher shumë i vlerësuar i nivelit të lartë. Në këtë rast, përveç vënies së dorës në drejtimin e shoqërisë, do të kishte edhe një revolucion teknik, me Pirlon, një bast i vetë Andreas, të destinuar të linte pankinën e Juventusit pas një viti për tu harruar. Sot është përvjetori i kampionatit të fundit të fituar nga Allegri. Kanë kaluar vetëm dy vjet, por ndihet si një shekull.