Tetëmbëdhjetë nga qendrat e votimit të procesit zgjedhor të së dielës do të jenë brenda institucioneve ku vuhet kufizimi i lirisë. Burime zyrtarë të KQZ dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve konfirmuan se janë plot 2600 persona të regjistruar si votues në paraburgimet dhe burgjet e vendit. Referuar të dhënave, numrin më të lartë të votuesve, referuar edhe kapaciteteve të tyre, e kanë burgu 313 në kryeqytet, ai i Fierit dhe burgu i Reçit në Shkodër.
Megjithatë jo të gjithë personat pa liri mund të votojnë. Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, plot 2400 prej tyre pengohen të votojnë. Për shkak të veprave të rënda penale për të cilat janë dënuar, bazuar në këtë ligj, atyre iu është pezulluar përkohësisht.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Shqipëria vendos/ 2600 të burgosur votojnë në zgjedhjet e 25 prillit