Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me përplasjet në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
Mbrëmjen e djeshme ambasadorja Kim i dërgoi një mesazh Presidentit Meta ku i kërkonte që të mos nxiste dhunë dhe të mos pëtmendte më sfurqe.
Mirëpo kaq mjaftoi dhe Presidentit Meta shpërtheu ‘live’ në emision ndaj ambasadores.
“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.
E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.
Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën.” – tha Meta me tone të larta.
Pikërisht nisur nga këto debate, gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video nga skena teatrore ‘Pallati 176”, dhe i kërkon publikisht ambasadores që t’i bëjë publike faktet që ka dhe ta marrin vesh të gjithë.
Postimi i plotë:
Ajo me tha:”Në kemi ca gjera për ty”…
Po he pra nxirrini, se ja plaset shpirtin, çfare dreq gjerash keni!!!!
Jo po kemi ca gjera, jo po i kemi, por s’i tregojme…
Mire të thote, hapi kartat, “ky eshte ky, kjo je ti”, e ta ndaj mendjen mileti…