Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka votuar për zgjedhjet parlamentare, në qendrën e tij në Surrel.
“Puna a mbarë, rroftë Surreli”, tha Rama në momentin e votimit.
Ndërsa gjatë një komunikimi për gazetarët, kreu i qeverisë i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. Rama dha mesazhin qe sot askush mos shprehë urrejtje ndaj atij qe mendon ndryshe. Ndërsa në fund tha: “Fitoftë më i miri.”
“Sot është një ditë shume e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negativë ndaj askujt që me votën e vet të shprehë një opinion tjetër. Sot jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush mos harrojë që demokracia është një sport pa spektatore dhe secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajnë me votë. Kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj dhe ne fund fitofte me i miri”, tha Rama.