“Në merak për Elbasanin”/ Ambasadori britanik del me deklaratën e fortë

0
“Jemi në merak për Elbasanin”/ Ambasadori britanik del me

Ambasadori i Britanisë të Madhe, Duncan Norman nga Elbasani ku po monitoron procesin e votimit në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojë. Ai tha se ndodhet në Elbasan për shkak të incidenteve të ditëve të fundit, por edhe pse qyteti është mjaft i bukur.

Gjithashtu, ai iu drejtua qytetarëve duke i thënë që të dalin e të votojnë, pasi sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më pak sipas tij, krimi mund të implikojnë procesin.

“Gjatë paradites kemi qenë në Kavajë, Durrës, Rrogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi mbërritur. Para disa javësh kur ishim këtu, premtova që do të ishim këtu dhe ja ku jam. Ambasada Britanike ka tetë skuadra që janë në terren për të monitoruar dhe po mbështesin 600 monitorues lokalë. Ajo çka po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe të japim mesazhin që demokracia arrihet duke votuar. të gjithë e dinë që ka pasur problematika dhe kam merak si do të shkojë procesi në Elbasan, ndaj unë dhe kolegët e mi ndodhemi këtu.

Ka edhe qytete të tjera që njihen për problematikat e tyre, por ne jemi të interesuar për atë që ndodh në procesin zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Është çështja e problematikave që kanë pasur, por edhe pse Elbasani është qytet i bukur. Mesazhi im është i qartë, është për qytetarët që duan të votojnë, i them të votojnë sepse ka zgjidhje për të votuar.

Është ende pak herët nëse të kuptohet që standardi është arritur, por mesazhi i qytetarëve duke qenë se është mjaftueshëm i lartë, është tregues që ka një akses pozitiv në zgjedhje. Sa më shumë njerëzit të dalin të votojnë, aq më pak impakt do të ketë nga grupet kriminale për të ndikuar tek procesi”, u shpreh Norman.

Artikulli i mëparshëm“Bjere këtu telefonin, fshije urgjent”/ Video e sherrit në Divjakë, shefi i Komisariatit mes britmave dhe ulërimave: Hiqe se do të…
Artikulli i radhësPas incidentit në shesh, motrat e agresorit sulmojnë operatorët dhe gazetarët (Video)