Dy motrat e 32-vjeçarit Arben Mema, i cili terrorizoi sot qytetarët duke tentuar t’i marrë përpara me makinë, kanë shkuar në sheshin “Skënderbej” pas ngjarjes duke kërkuar vëllain.
Ato janë treguar agresive me mediat duke i shtyrë operatorët e gazetarët dhe duke i kërkuar të mos filmonin, ndërsa thërrisnin me zë të lartë “ku është vëllai”.
Më herët, në një intervistë për Top Channel, Klodiani tregoi se nuk u mendua fare për të ndërhyrë për të ndaluar shoferin e çmendur, i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
“Ishte shumë shpejt, pak sekonda isha në hyrje të sheshit dhe pashë një makinë të aksidentuar që po vinte me një shpejtësi të rrezikshme për qytetarët në shesh.
Ktheu makinën në një moment dhe po sulej njerëzve dhe thashë duhet të ndërhyj se mund të kishim jetë të humbura, e vetmja mënyrë ishte ta hidhje nga dritarja se ndryshe.
Unë jam sportist, jam marrë gjithë jetën me sport. Më vjen mirë që e bëra me sukses. Pasi e godita në fillim, nuk pati reagim. Po ka takuar kryeministrin, Erionin, më pritën shumë mirë, u gëzuan, jo vetëm ata, por edhe njerëzit”, rrëfeu 22-vjeçari.